Zhvillim Aplikacionesh Mesatar Gjilan & Online

Full Stack Development

Trajnimi Full Stack Development në RiCloud Academy është një program praktik që të përgatit për ndërtimin e aplikacioneve të plota, nga frontend deri te backend dhe database. Gjatë kursit do të mësosh…

Full Stack Development
6 Muaj 70€/muaj

Përshkrimi

Trajnimi Full Stack Development në RiCloud Academy është një program praktik që të përgatit për ndërtimin e aplikacioneve të plota, nga frontend deri te backend dhe database. Gjatë kursit do të mësosh si të krijosh ndërfaqe moderne me HTML, CSS dhe JavaScript, si të menaxhosh kodin me Git, dhe si të ndërtosh API & logjikën e serverit me Node.js. Po ashtu do të punosh me MySQL për ruajtjen dhe organizimin e të dhënave, si dhe do të kuptosh bazat e Docker për ta paketuar dhe deploy aplikacionin në mënyrë profesionale.

Kursi është i fokusuar në praktikë: çdo modul shoqërohet me ushtrime, detyra dhe projekte reale, derisa në fund punon në një projekt final që e përdor si portfolio. Trajnimi ofrohet fizikisht dhe online, dhe pas përfundimit pajisesh me certifikim, si dhe mundësi praktike për pjesëmarrësit që tregojnë progres dhe përkushtim. Ky trajnim është ideal për këdo që do të nisë karrierë si Full Stack Developer ose të rrisë aftësitë për punë/freelance.

Çfarë do të mësoni?

Bazat e OOP & strukturës së projekteve
API-të & shërbimet web
Baza të dhënash & ORM
Front-end modern
Testim & versionim

Detajet e kursit

Ky kurs është i ndërtuar për mësim praktik, punë me projekte dhe mentorim të drejtpërdrejtë nga instruktorët.