Përshkrimi
DevOps, nga teoria te praktika moderne e dorëzimit të softuerit
DevOps është një qasje bashkëpunuese që unifikon zhvillimin e softuerit dhe operimin/IT, me qëllim që aplikacionet të ndërtohen, testohen dhe publikohen më shpejt, në mënyrë më të sigurt dhe të qëndrueshme. Ai përdoret gjerësisht në kompani teknologjike, financë, telekom, shëndetësi dhe çdo biznes që mbështetet në aplikacione cloud dhe shërbime digjitale.
Në kursin për DevOps, pjesëmarrësit njihen me konceptet kryesore të DevOps-it, automatizimin e proceseve (CI/CD), menaxhimin e infrastrukturës, monitorimin dhe praktikat që ndihmojnë ekipet të ulin kostot, të rrisin cilësinë dhe të përshpejtojnë dorëzimin e zgjidhjeve softuerike.
Çfarë do të mësoni?
Detajet e kursit
Ky kurs është i ndërtuar për mësim praktik, punë me projekte dhe mentorim të drejtpërdrejtë nga instruktorët.