Nëse po mendon me fillu programimin, pyetja ma e zakonshme është: me e ndjek kursin fizikisht në Gjilan apo online prej shpisë?
E vërteta është që nuk ka “një përgjigje për krejt” — varet prej stilit tënd të mësimit, kohës që ke, dhe qëllimit (a po don me u punësu, me ndërtu portfolio, apo veç me e provu programimin).
Ti krahasojmë të dyja opsionet, me shembuj praktikë, dhe në fund po ta japim një mënyrë të thjeshtë
me vendos cila të përshtatet ma shumë. Plus, nëse je në Kosovë, ki edhe një avantazh: te
RiCloud Academy mundesh me zgjedh Gjilan ose Online gjatë regjistrimit.
1) Kursi fizik në Gjilan: për kë është perfekt?
Kurset fizike në Gjilan janë ideale kur:
- ke nevojë për strukturë dhe ritëm të rregullt (orare fikse).
- mëson ma mirë kur e ke mentorin afër dhe mundesh me pyet “live”.
- të ndihmon ambienti i klasës me u fokusuar (pa shpërqendrime).
- don me kriju rrjet shoqëror me bashkëstudentë dhe me punu në ekip.
Përparësitë kryesore të kursit fizik
- Disiplinë më e lehtë me u mbajtë (se je “në vend”).
- Ndihmë e menjëhershme kur të bllokon diçka në kod.
- Energjia e grupit – shpesh e rrit motivimin.
Çka mund të jetë sfidë?
- duhet kohë për me ardhë/ikë (transport + orar).
- nëse mungon 1-2 herë, mundesh me humb ritmin pa rishikim.
2) Kursi online: kur është zgjedhja ma e mirë?
Kursi online është super kur:
- je i/e zënë me punë, shkollë, ose angazhime tjera.
- s’ki mundësi me ardhë çdo herë fizikisht në Gjilan.
- do me mësu në ritmin tënd dhe me e rishiku materialin sa herë të duhet.
Përparësitë kryesore të kursit online
- Fleksibilitet – mëson prej kudo (shpi, qytet tjetër, udhëtime).
- Rishikim – nëse i ki leksionet të qasshme, mundesh me i pa prapë.
- Kosto kohe më e ulët – s’ke rrugë, s’ke pritje.
Çka mund të jetë sfidë?
- kërkon vetëdisiplinë më të madhe.
- shpërqendrimet në shtëpi mund ta ulin fokusin (telefon, familje, etj.).
3) Krahasim i shpejtë: Gjilan vs Online
| Faktori | Fizik (Gjilan) | Online |
|---|---|---|
| Fokus & disiplinë | Shumë i lartë (ambient klase) | Varet prej teje |
| Fleksibilitet | Mesatar (orar + lokacion) | Shumë i lartë (kudo) |
| Ndihma nga mentori | Shumë e shpejtë (ballë për ballë) | E shkëlqyeshme, por varet nga formati i sesioneve |
| Komuniteti | Shumë i fortë (rrjetëzim) | E mundur (online community), por kërkon angazhim |
| Kohë/transport | Kërkon kohë shtesë | Pa transport |
4) Si me vendos shpejt: cila të përshtatet ty?
Përdore këtë “mini-test”:
- Nëse e humb fokusin lehtë dhe të duhet rutinë → Fizik në Gjilan
- Nëse ki orar jo të rregullt ose je jashtë Gjilanit → Online
- Nëse do me ec shpejt me projekte dhe me mentorim të afërt → të dyja punojnë, por
fiziku shpesh e bën ma të lehtë fillimin - Nëse do me e kombinu “shpi + mentorim + rishikim” → Online është super
5) Pse me zgjedh RiCloud Academy?
Pa marrë parasysh a zgjedh Gjilan apo Online, më e rëndësishmja është:
kursi me qenë praktik dhe me të çu te rezultate reale (projekti, portfolio, aftësi pune).
- Programe praktike që lidhin teorinë me tregun.
- Mentorë nga industria dhe mbështetje gjatë rrugës.
- Projekte reale që kthehen në portfolio.
- Mundësi me mësu nga kudo (Gjilan & Online).
- Certifikim pas përfundimit të trajnimit.
Mundesh me i pa edhe programet kryesore këtu:
- Web Development
– HTML, CSS, JavaScript, Git, React, Database, Docker. - Full Stack Development
– Frontend + Backend + Database, API me Node.js, menaxhim kodi me Git. - Cloud & DevOps
– Linux, Git, Docker, CI/CD, Kubernetes, Monitoring, Azure, GitOps. - Shiko të gjitha kurset
6) Pyetje të shpeshta (FAQ)
1. A mundem me zgjedh Online ose Fizikisht gjatë regjistrimit?
Po. Te forma e regjistrimit mundesh me zgjedh opsionin “Online” ose “Fizikisht (Gjilan)”.
2. A lëshohet certifikatë pas përfundimit?
Po. Pas përfundimit të kursit, pajisesh me certifikim.
3. A janë kurset për fillestarë?
Po. Programet janë të ndërtuara me hapa gradualë dhe me ushtrime, që të ecësh prej bazave te projektet reale.
4. Sa shpejt mundem me ndërtu një portfolio?
Nëse punon rregullisht në detyra dhe projekte, zakonisht brenda pak javëve nis me pas projekte konkrete për me i tregu.
Qëllimi është me dalë me rezultate reale, jo veç teori.
5. Ku gjendet akademia dhe si mundem me kontaktu?
Akademia është në Gjilan. Për kontakt, shko te faqja:
Kontakti.
7) Nis sot
Nëse je gati me e nis rrugëtimin në programim, zgjidh opsionin që të përshtatet (Gjilan ose Online) dhe apliko:
???? Regjistrohu tani në RiCloud Academy
Nëse ki pyetje (orari, niveli, cila rrugë të përshtatet), na shkruaj:
Kontakti.