Nëse po mendon me kriju një website, dy fjalë që i dëgjon shpesh janë Domain dhe Hosting. Pa këto dyja, një faqe nuk mundet me funksionu.
Le t’i shpjegojmë shumë thjeshtë.
Çka është Domain?
Domain është emri i website-it tënd.
Është ajo që njerëzit shkruajnë në Google për me të gjet.
Shembuj:
- google.com
- facebook.com
- ricloudacademy.com
Pra, Domain = adresa e shtëpisë tënde në internet
Nëse dëshiron me mësu si krijohet një website nga zero, shiko kurset tona këtu: Ricloud Academy
Çka është Hosting?
Hosting është hapësira ku ruhet website-i yt.
Të gjitha fotot, tekstet dhe faqet ruhen në një server (kompjuter online), dhe ky server është Hosting-u.
Pra, Hosting = shtëpia ku jeton website-i yt.
Në kurset tona mëson praktikisht si funksionon hosting dhe si vendoset një faqe live:
Shiko kurset
Shembull shumë i thjeshtë
Mendoje kështu:
- Domain = Adresa (rruga + numri i shtëpisë)
- Hosting = Shtëpia (ku jeton realisht)
Pa adresë → askush nuk të gjen
Pa shtëpi → nuk ke ku me jetu
Si punojnë bashkë Domain dhe Hosting?
Kur dikush shkruan domain-in tënd në browser:
- Domain e drejton te serveri (hosting)
- Hosting e dërgon faqen te përdoruesi
Brenda pak sekondash, website-i yt shfaqet online.
Pse janë të rëndësishme?
- Pa domain → nuk ke identitet online
- Pa hosting → website-i nuk ekziston
- Të dyja janë bazë për çdo biznes online
Dëshiron me kriju website-in tënd?
Në Ricloud Academy mëson hap pas hapi:
- Si me ble domain
- Si me zgjedh hosting
- Si me kriju website (WordPress & Web Dev)
- Si me e publiku live
Fillo sot:Regjistrohu në kurs
Tani e ke shumë më të qartë:
Domain = Emri i website-it
Hosting = Hapësira ku ruhet website-i
Kaq thjeshtë fillon çdo faqe në internet.