Nëse je tu fillu prej zeros dhe po mendon “cilën me zgjedh?”, ky udhëzues ta thjeshton vendimin me krahasim praktik dhe shembuj real. Në fund, të tregojmë edhe si me e vazhdu me projekte praktike te RiCloud Academy.
Si me zgjedh gjuhën e parë (pa u hutuar)
“Gjuha ma e mirë” s’është e njëjtë për secilin. Për fillestarë në Gjilan, në Kosovë, zakonisht vendimi bëhet më lehtë kur e lidh me qëllimin: a don me bë web, a don me automatizu punë, a don me u fut në data/AI, a don me ndërtu faqe/produkte për klientë?
3 pyetje që ta qartësojnë zgjedhjen
- A don me pa rezultat vizual shpejt? (p.sh. një faqe web) → JavaScript është shumë i fortë.
- A don diçka “të pastër” për logjikë & skripta? → Python është shumë i lehtë me nis.
- A don me punu me web back-end tradicional? → PHP është ende praktik, sidomos me platforma të web-it.
Te kurset e RiCloud Academy, ne fokus kemi me ta mësu bazat me
projete reale, jo vetëm teori: ushtrime ditore, mentorim dhe një portfolio që munesh me e tregu.
JavaScript – zgjedhja “all-round” për web
JavaScript është gjuha që e bën web-in “me lëviz”: menu, forma, animacione, por edhe aplikacione të plota.
Pjesa e fortë është që me një gjuhë mundesh me punu frontend (pjesa që e sheh përdoruesi) dhe edhe backend (p.sh. me Node.js).
Pse është e mirë për fillestarë?
- Rezultat i shpejtë vizual në browser
- Shumë materiale mësimore & komunitet
- Hap dyert për web dev (frontend + backend)
Ku e përdor ma shpesh?
- Websites & web apps
- Dashboards, admin panels
- APIs (backend me Node.js)
Kujdes te fillestarët
- Mund të duket “kaos” në fillim (shumë opsione)
- Duhet me i kap bazat mirë: variabla, funksione, objekte
Nëse synon me u bo web developer, JavaScript zakonisht është zgjedhja ma e sigurt. Nëse don me e pa si duket
një kurs i strukturuar, shiko programin e kurseve ose
na kontakto për me të rekomandu rrugën.
Python – super për logjikë, automatizim & AI
Python njihet si një prej gjuhëve ma të lehta për me fillu, sepse sintaksa është e thjeshtë dhe e lexueshme.
Shumë fillestarë e duan sepse fokusohen te logjika pa u “ngulfat” me shumë detaje teknike.
Kur është zgjedhja perfekte?
- Nëse të intereson automatizimi (skripta), DevOps bazik, apo punë me të dhëna
- Nëse don me hy në botën e AI/Machine Learning më vonë
- Nëse don me mësu programimin “pastër” përmes ushtrimeve
Python është shumë i mirë edhe për projekte të vogla: programe që lexojnë file-a, përpunojnë të dhëna, bëjnë automatizime. Kur e kombinon me projekte praktike, përparimi shihet shpejt.
PHP – praktik për web back-end (ende shumë i përdorur)
PHP është gjuhë që është përdor për web prej vitesh dhe ende është shumë e pranishme në shumë sisteme dhe faqe.
Për fillestarë, PHP ka sens të madh nëse synon me punu në backend dhe me u lidh me databaza (p.sh. për faqe dinamike, forma, login, panele).
Kur ka kuptim me nis me PHP?
- Nëse synon web back-end tradicional dhe databaza
- Nëse don me kuptu mirë si funksionon serveri dhe kërkesat (requests)
- Nëse ke interes në projekte web që lidhen me CMS/platformat e web-it
Shumë njerëz e nënvlerësojnë PHP, por e vërteta është se tregu ka ende shumë projekte aktive ku PHP përdoret.
Për fillestarë, është e rëndësishme me e mësu në mënyrë të rregullt: bazat → databaza → API/struktura → projekt.
Cila rrugë të përshtatet ty?
Nëse don me ndërtu faqe & aplikacione web
Zgjedh JavaScript. Pastaj vazhdo me HTML/CSS, mëso bazat e DOM, event-eve, dhe bë projekte:
landing page, formë kontakti, mini aplikacion “to-do”, etj. Më vonë e zgjeron me backend.
Nëse don me mësu programimin në mënyrë të thjeshtë
Zgjedh Python. Është i shkëlqyer për fillestarë që duan me e kuptu logjikën mirë. Pastaj mundesh
me vendos a do me shku drejt web-it, data, ose automatizimeve.
Nëse synon back-end me databaza & sisteme web
Zgjedh PHP. Start me bazat, pastaj “CRUD” me databazë dhe një mini panel administrimi. Kjo të jep
kuptim real për backend-in.
Dëshiron me e nis drejt, pa humb kohë?
Shiko kurset te RiCloud Academy dhe zgjidh rrugën që të përshtatet. Ne punojmë me mentorim + projekte praktike + portfolio që të jesh gati për punë reale.
Pse me zgjedh RiCloud Academy?
- Projete praktike – jo veç teori; ndërton punë reale për portfolio.
- Mentorim – udhëzim hap-pas-hapi, me feedback.
- Strukturë e qartë – prej zeros deri te projektet finale.
- Ambient motivues – komunitet që të shtyn me përparu.
- Përgatitje për punë reale – fokus te aftësitë që kërkohen në treg.
Për me pa ofertat dhe rrugët e mësimit, shko te /kurset. Për regjistrim direkt, përdor /regjistrimi.
FAQ – Pyetjet ma të shpeshta
1) A mundem me i mësu këto pa pas njohuri paraprake?
Po. Fillon me bazat (logjikë, variabla, kushte, cikle) dhe pastaj kalon gradualisht te projekte të thjeshta.
2) Sa kohë më duhet me pa rezultate?
Nëse ushtron rregullisht, zakonisht brenda disa javëve mundesh me ndërtu një projekt të vogël që funksionon.
3) A është JavaScript ma i vështirë se Python?
Python shpesh ndihet ma i lehtë në fillim. JavaScript të jep rezultat vizual shpejt, por ka ma shumë “rrugë”.
4) A ia vlen me mësu PHP sot?
Po, sidomos nëse të intereson web backend dhe databaza. E rëndësishme është me e mësu në mënyrë të strukturuar.
5) Cila është zgjedhja ma e sigurt për punë në të ardhmen?
Nëse synon web: JavaScript. Nëse synon automatizim/data/AI: Python. Zgjedh sipas qëllimit dhe projekteve që don me i bo.
Gati me e nis?
Hapi i parë është më i rëndësishmi. Shiko kurset dhe fillo me rrugën që të përshtatet.