Një nga pyetjet më të shpeshta që bëjnë studentët është: a mjafton vetëm teoria për me gjet punë në IT?
Përgjigjja është shumë e qartë: jo.
Ajo që të dallon në tregun e punës është portfolio – projektet reale që i ke ndërtuar vet. Në këtë artikull do të shohësh çfarë projekte ndërton gjatë një kursi dhe si këto projekte të ndihmojnë me u punësu.
Çka është një portfolio në IT?
Portfolio është një koleksion i projekteve që ti i ke ndërtuar gjatë mësimit.
- Website që ke krijuar
- Aplikacione që funksionojnë realisht
- Projekte praktike me kode reale
Ky është “CV-ja” jote reale në botën e IT-së.
Pse janë projektet kaq të rëndësishme?
- Tregojnë aftësitë reale (jo vetëm teori)
- Rrisin shumë shanset për punësim
- Ndihmojnë me fitu besimin e punëdhënësve
- Të përgatisin për projekte reale në kompani
Shumë kompani nuk shikojnë vetëm diplomën – por çfarë ke ndërtuar realisht.
Çfarë projekte ndërton gjatë kursit?
1. Website personal (Portfolio Website)
Ndërton një website ku prezanton veten, aftësitë dhe projektet tua.
2. Website për biznes (WordPress ose custom)
Krijon një faqe reale për një biznes – me dizajn modern dhe funksionalitet të plotë.
3. Landing Page profesionale
Faqe e optimizuar për marketing dhe konvertime (shumë e kërkuar në treg).
4. Projekte Frontend (HTML, CSS, JavaScript)
Ndërton interface moderne dhe responsive për përdorues.
5. Projekte Backend (nëse vazhdon më tej)
Punon me databaza dhe logjikë serveri për aplikacione reale.
6. Mini projekte praktike
Ushtrime reale që të ndihmojnë me kuptu çdo koncept në praktikë.
Si të ndihmon kjo për punë?
Kur aplikon për një punë:
- Tregon projektet tua në GitHub ose website
- Demonstron aftësitë praktike
- Je shumë hapa përpara kandidatëve pa portfolio
Kjo është arsyeja pse shumë studentë arrijnë me gjet punë edhe pa eksperiencë formale.
Pse me zgjedh Ricloud Academy?
- Fokus në projekte reale (jo vetëm teori)
- Ndërtim i portfolio-s gjatë kursit
- Mentorim dhe ndihmë praktike
- Përgatitje për intervista pune
- Kurse për fillestarë dhe avancuar
???? Shiko më shumë: https://devricloud.quantirastack.com
Sa projekte duhet me pas?
Zakonisht mjaftojnë:
- 2–3 projekte të mira dhe funksionale
- 1 portfolio website personal
Kualiteti është më i rëndësishëm se sasia.
FAQ – Pyetje të shpeshta
A mundem me gjet punë pa portfolio?
Është shumë më vështirë. Portfolio është një nga faktorët kryesorë.
A duhet projektet me qenë perfekte?
Jo – por duhet me tregu logjikë dhe funksionalitet.
Ku i publikoj projektet?
Në GitHub dhe në një website personal.
Sa kohë duhet për me ndërtu portfolio?
Gjatë kursit mundesh me ndërtu një bazë shumë të mirë.
A ndihmon akademia me projekte?
Po, në Ricloud Academy projektet janë pjesa kryesore e mësimit.
Fillo me ndërtu portfolio-n tënde
Nëse dëshiron me gjet punë në IT, mos prit – fillo me ndërtu projekte reale që sot.
Regjistrohu në kurs: https://devricloud.quantirastack.com